Këshilltarit të Kurtit i publikohet një video: Në VV ka të korruptuar, Kurti të ju dorëzohet Gjykatave
Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, ka publikuar një video ku shihet Shkëlzen Gashi duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, e ky i fundit tani është këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në dhjetor të 2017, Shkëlzen Gashi kishte deklaruar në emisionin Rubikon se lideri i VV-së, Albin Kurti kishte ofruar në parti njerëz mediokër dhe të korruptuar.
Gashi atë kohë tregon se kishte pasur përplasje me Kurtin atë kohë sa ishte në Vetëvendosje, ku lideri Kurti nuk pranonte krijimin e kultit për individin dhe mos pranimin e mendimit ndryshe.
Në videon e mëposhtme nga Hoti mund ta shikoni videon, ku Gashi madje e përmend edhe dorëzimin e Kurtit në Gjykatat e Kosovës.
https://www.facebook.com/hshkodran/videos/2678989369093321/