Këshilltari i Vjosa Osmanit i thumbon krerët e LDK’së
Këshilltari i Vjosa Osmanit i thumbon krerët e LDK’së, ua përmend votat.
Këshilltari i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani – Artan Murati ua ka kujtuar krerëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës se sa vota kanë marrë si subjekt që prej kur zgjedhjet janë organizuar me lista të hapura. Top of Form
Murati ua ka kujtuar krerëve të LDK’së se kryeparlamentarja është personi më i votuar në LDK që prej vitit 2007 e deri më sot.
Ky reagim erdhi pasi nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, tha në Pressing se Vjosa po e tradhton LDK’në. Bottom of Form
“Nje rikujtim, per LDK-ne nder vite, prej momentit kur zgjedhjet jane organizuar me lista te hapura.
2007: 129,410 vota
2010: 172,552 vota
2014: 184,594 vota
2017: 185,884 vota (ne koalicion)
2019: 206,516 vota
Kurse, per bartesit e listave, qe kane qene personat me to votuar ne LDK:
2007: Fatmir Sejdiu, 66,633 vota
2010: Isa Mustafa, 130,213 vota
2014: Isa Mustafa, 121,059 vota
2017: Avdullah Hoti, 115,693 vota
2019: Vjosa Osmani, 176,016 vota
Per individet me zero vota s’ja vlene te diskutohet”, shkruan Murati.