Këshilltari i Veselit flet për presidentin e ri në rast dorëheqjeje të Thaçit
Adri Nurellari, këshilltar i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për aktakuzën ndaj Kadri Veselit dhe ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, si dhe për mundësinë e dorëheqjes së presidentit.
Ai ka thënë se Thaçi mund të japë dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij për krime lufte, teksa ka lënë të kuptohet se po flitet për një president të ri, dhe jo për Vjosa Osmanin.
Duke kritikuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës për një reagim të zbehtë ndaj vendimit të Gjykatës Speciales, Nurellari në T7 ka paralajmëruar Osmanin se mund të mos bëhet presidente.
“Vjosa Osmani mund të bëhet presidente nëse nuk zgjidhet një president i ri në ndërkohë, pse jo. Ajo mund të jetë disa ditë, derisa të formalizohet presidenti i ri. Kjo legjislaturë mund të zgjedh diçka krejt tjetër”, ka thënë Nurellari.