Këshilltari i Thaçit: VV planin për dhunë dëshiron ta nisë me Rronin e ta përfundojë me ‘babën’ si hero
Këshilltari i Presidentit Hahsim Thaçi, Artan Behrami ka treguar planet e kryeministrit në largim Albin Kurtit, për ta mbajtur pushtetin me dhunë, uke thënë se partia të cilën e drejton ai, Lëvizja Vetëvendosje këtë plan dëshiron ta nisë me Rron Gjinovcin dhe ta përfurndojë me “babën” si hero që shpëtojë Kosovën nga thikat e imperializmit amerikan.
Përmes një postimi në Facebok, ku ka shkruar për paralajmërimet për protesta, Behrami ka thënë se Kurti dëshiron t’i kthehet rrugës, dhunës dhe përmbysjes, gjë që sipas tij, shihet edhe nga largimi i rrethojave për të zënë vend dhuna e paramenduar, planifikuar dhe nxitur prej tyre.
“Plani A është që të mbajë pushtetin me dhunë, derisa plani B të parandalojë dhunshëm rotacionin legjitim të pushtetit!
Jetësimi i planit duhet të fillojë si një dëshirë e brendshme nga “populli”, në emër të të cilit, Kurti mund të riaktivizojë çdo veprim sot dhe çdo akt të dhunës nesër!
Revolucionin si “ide” dëshiron ta nisë me Rronin, që ka rrobaqepësin e njëjtë me shokët e tjerë në Vetëvendosje dhe ta përfundojë me “babën” si hero që shpëtojë Kosovën nga thikat e imperializmit amerikan!”, ka shkruar tutje Behrami.