Këshilltari i Thaçit: Vendimet e Qeverisë nuk po i zgjojnë nga letargjia diplomatike ambasadorët dhe Zyrën e BE-së
Këshilltari politik i Presidentit të Kosovës, Adil Behramaj, ka thënë se vendimet e Qeverisë në dorëheqje nuk janë duke i zgjuar nga letargjia diplomatike ambasadorët e huaj në vend dhe Zyrën e Be-së.
“Ambasadorëve të huaj dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, përpara u mjaftonin vetëm spekulimet mediale për të reaguar kundër emërimeve politike nëpër borde. Tash as vendimet e Qeverisë në dorëheqje nuk po i zgjojnë ata nga letargjia diplomatike”, ka shkruar Behramaj në rrjetin social Facebook.
Ky reagim i Behramaj vjen pasi sot Qeveria në detyrë ka emëruar borde të përkohshme në ndërmarrjet publike si Posta e Kosovës, Hekurudha e Kosovës – Infrakos dhe KRU Prishtina.