Këshilltari i Thaçit: Sveçla dje i ka dhënë leje Jabllanoviçit për të lëvizur lirshëm nëpër Kosovë
Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj i ka reaguar edhe një herë ushtruesit të detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili sot tha se nëse Pacolli ka hyrë ilegalisht me veturë të presidentit Thaçi në Kosovë, mund të arrestohet.
Behramaj ka thënë se Sveçla hiç më larg se dje i ka ia dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin tonë edhe Aleksandër Jabllanoviqit, ish-ministrit të shkarkuar.
Reagimi i plotë:
Xhelal Sveçla, si ushtrues detyre i ministrit, dje i paska dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin tonë edhe Aleksandër Jabllanoviqit, ish-ministrit të shkarkuar, i cili nënat që nuk i kishin lejuar pelegrinët serbë të hynin në Gjakovë i kishte quajtur edhe egërsira. Lëvizja Vetëvendosje atëherë e kishte shfrytëzuar këtë deklaratë të poshtër të tij për të organizuar protesta të dhunshme gjithandej Kosovës, duke e djegur në fund edhe objektin e Qeverisë. Tash qytetarët i kanë izoluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë me arrestime, kurse Aleksandër Jabllanoviqit i japin edhe leje speciale për të lëvizur në tërë Kosovën. Na ka mbetur neve të skuqemi për paturpësinë e tyre!