Këshilltari i Thaçit – Raportueses së BE-së: Jeni duke operuar në kufij të racizmit
Ndaj saj ka reaguar, Artan Behrami, këshilltari i presidentit Thaçit. Në profilin tij në Twitter Behrami ka shkruar se von Cramon asnjëherë nuk ka reaguar ndaj gazit lotsjellës, nga molotovet të Kurtit, por është duke sulmuar votëbesimin demokratik me 2/3 e votave nga parlamenti i Kosovës.
“Vetëm ata që shikojnë Kosovën nga perspektiva e Krishtit shkruajnë si ju. Ka parti politike të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe të lirshme, s’ka banda dhe vota të vjedhura! Ky nuk është vetëm një lajm i rremë dhe histeri! Ju po operoni përreth kufijve të racizmit”, ka shkruar Behrami.
Ai po ashtu iu ka akuzuar raportuesen se është duke marrë anë me qëndrimet e saj publike, duke e amnistuar vetëm kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurtin.
“Ju jeni duke marrë anët. Mendoni se si partitë e tjera politike në Kosovë do të punojnë me ju (si raportuese). E pabesueshme”, ka shkruar Behrami.