Këshilltari i Presidentit godet Kurtin, ja çka thotë
Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit politike.
Behramaj është shprehur nga facebooku se secili duhet t’i mësojë rregullat bazë të demokracisë, në të kundërtën askush s’do ketë jetëgjatësi politike.
’’Çdokush duhet t’i mësojë rregullat bazë të demokracisë: dialogun, pluralizmin dhe konsensusin. Pa këto vlera askush nuk ka jetëgjatësi politike në shoqëri demokratike. Ata politikanë që nuk i kanë vërehen shumë shpejt: me muaj iu zgjasin negociatat për ta formuar qeverinë dhe vetëm një muaj iu zgjatë qeverisja!’’/FaktePlus