Këshilltari i Presidentit: Amerika investojë 70% më shumë se BE-ja për lirinë tonë
Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Artan Behrami në profilin e tij Facebook ka postuar njê hartë, në të cilën është identifikuar pjesëmarrja e shteteve të NATO-s në invervenimin humanitar më 1999 në Kosovë.
Behrami ka shkruar se për krejt ata që ende kanë dilema se me kënd duhet të pozicionohet Kosova, me Amerikën apo BE-në, më poshtë e keni një grafikë që tregon pjesëmarrjen e shteteve anëtare të NATO-s në intervenimin humanitar më 1999 në Kosovë.
“Amerika e Clintonit, Bushit, Obamas, Trumpit dhe Grenellit më 1999 investuan 70% më shumë për çlirimin dhe lirinë tonë sesa shtetet e tjera, kryesisht të BE-së së Borrellit dhe Lajčakut”, ka shkruar ai.
Me këtë postim, këshilltari i Presidentit ka kritikuar kryeministrin Kurti, i cili duket se ka ndjek rrugën e Brukselit dhe jo të Uashingtonit për përfundimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.