Këshilltari i Pacollit: Blerja e IPKO-s nga “Telekom Srbija” kërcënon sigurinë nacionale
Kompania e dytë më madhe e telefonisë mobile në Kosovë “IPKO”, i ka vënë në shitje të gjitha aksionet e saj. E për ta blerë IPKO-n ka shprehur interesim edhe kompania telefonike serbe “Telekom Srbija”, e cila madje i ka ofruar 155 milionë euro.
Një pazar i tillë po konsideron me rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës nga politikanë, njohës të ekonomisë e kibernetikës. Po ndaj këtij rreziku potencial po vazhdon të hesht Qeveria, e cila nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i ka quajtur shqetësuese raportimet se Telekom Serbia do ta blejë rrjetin e telekomunikacionit në Kosovë, IPKO.
Sipas Zyberajt një gjë e tillë kërcënon sigurinë nacionale.
”Raportimet që Telekom Serbia dëshiron të blejë Ipko janë shqetësuese dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga qeveria për të parandaluar një shitje të tillë. Bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të Kosovës. Kompanitë serbe nuk mund të lejohen të blejnë kompani të Kosovës përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën. Hapa të tillë SHBA dhe Evropa kanë ndërmarrë ndaj Kinës”.
Bordi i ARKEP-it raporton në Kuvend për blerjen e IPKO-s nga Telekom Serbia
Një pazar i tillë e blerje nga kompania prej Serbisë po konsideron me rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës nga politikanë, njohës të ekonomisë e kibernetikës.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus ka thënë se kjo çështje është një sfidë për Kosovën, por duhet pasur kujdes të mos pengohet shitja e aksioneve e investimet në kompaninë IPKO.
Blerja e IPKO-s nga “Telekom Srbija” rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës – Qeveria hesht