Këshilltari i Pacollit: AKR-ja e propozoi rezolutën për mbrojtjen e vlerave të luftës
Këshilltari i Behgjet Pacollit, kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj ka reaguar pasi Kuvendi e miratoi rezolutën për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së,
Zyberaj ka shkruar se kjo rezolutë u propozua nga AKR-ja “në vazhdimësi të thirrjeve të presidentit Behgjet Pacollit që liderët politikë dhe institucionalë të bashkohen dhe të arrijnë konsensus në dritën e sfidave me të cilat përballet Kosova”.
Ai ka shkruar se asnjëherë si më parë, është e rëndësishme që Kosova të veprojë si një zë i vetëm për çështje që janë vendimtare për shtetin dhe kombin, përcjell FaktePlus.
Postimi i plotë: