Këshilltari i Kurtit harron ‘profen’: Publikon një deklaratë të Isa Mustafës sa ishte pjesë e Qeverisë së Serbisë
Shkëlzen Gashi, këshilltari i ri kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka mbrojtur shefin e tij duke e sulmuar Isa Mustafën, dikur për Vetëvendosjes si ‘profesori i respektuar’.
Gashi ka postuar një deklaratë të Mustafës gjatë vitit 1990 atë botë kur Mustafa ishte pjesë e Qeverisë së Serbisë.
Ai po pretendon sipas asaj deklarate se Mustafa ishte distancuar nga atë kohë kryeministri Jusuf Zenjullahu dhe anëtari i LDK’së.
Postimi i plotë:
Insert nga Stenogrami i Mbledhjes së Mbyllur të Qeverisë së Kosovës, kryesuar nga Jusuf Zejnullahu dhe të Qeverisë së Serbisë, kryesuar nga Stanko Radmilović, 9 qershor 1990, Gërmi, Prishtinë:
“Ministri Isa Mustafa: Distancohem nga mendimi se anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Kryeministri Jusuf Zejnullahu) veprojnë nga pozitat e alternativës kosovare (LDK-së). Kjo është një deklaratë për të cilën nuk ka asnjë argument dhe kësisoj nuk duhet dhënë mendime paushalle”.
Kush e ka mendu atëherë se ky burri që po distancohet prej LDK-së, një ditë do të jetë udhëheqësi kryesor i saj?.