Këshilltari i kryediplomatit kosovar: Deklarata e ministrit serb është një krim tjetër
Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryediplomatit Behgjet Pacolli ka thwnw deklarata e Ministri i Zhvillimit Teknologjik në Serbi, Nenad Popoviq ku mohon në formë të gërditshme gjenocidin e Srebrenices është një skandal i tmerrshëm.
Sipas tij kjo tregon fytyrën e vërtetë të Beogradit dhe politikën që ndjek për viktimat që ua ka shkaktuar shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve gjatë luftërave jugosllave.
“Deklarata e ministrit serb Nenad Popoviç ku mohon në formë të gërditshme gjenocidin e Srebrenices është një skandal i tmerrshëm.
Ajo tregon fytyrën e vërtetë të Beogradit dhe politikën që ndjek për viktimat që ua ka shkaktuar shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve gjatë luftërave jugosllave.
Mendim i tillë në Beograd është i rrezikshëm për rajonin tonë.
Turp i madh për Evropën, tolerimi që i bën shtetit serb”, ka shkruar Zyberaj./FaktePlus