Këshilltari i Haradinajt thotë se draft i buxhetit është gati, kërkon nga qeveria e re që ta shqyrtojë
Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, Haki Shatri, ka treguar se e kanë të gatshëm, të përgatitur draftin buxhetor për qeverinë e re, duke shtuar se mandati i ri qeverisës e ka mundësinë që ta adaptojë me prioritetet e tyre.
“Është një draft që nuk e ka kaluar vendimin qeverisë sepse është vlerësuar që nuk ka nevojë të procedohet sepse është një situatë e tillë tani me konstituimin e kuvendit dhe qeverisë së re”.
“Ministria e financave e ka përgatitur draftin dhe është i gatshëm një draft i që i plotëson kushtet për procedurë më tutje për shqyrtim dhe miratim në kuvend, por në rastin konkret që tani kemi një qeveri në tërheqje, atëherë e kemi pa të udhës që ky draft të rrijë i gatshëm dhe t’i dorëzohet mandatit të ri qeverisës, dhe ata kanë mundësi ta shqyrtojnë në tërësi ose dhe pastaj ta shqyrtojnë në kuvend”.
“Ky draft është përgatitur në bazë të prioriteteve të qeverisë që është në dorëheqje. Ne kemi qenë të kujdesshëm sepse demokracia e do që mandati i ri qeverisës ka fituar dhe paraprakisht duhet t’ia përshtatin edhe shifrat e buxhetit me programin që mendojnë ta realizojnë dhe na është dukur më korrekte që ata ta adaptojnë me prioritetet e tyre që i kanë vendosur para zgjedhësve të vetë”.
“Edhe ky buxhet është përgatitur me një vëmendje të posaçme në ekuilibrin dhe stabilitetin buxhetor të vendit, pra të hyrat dhe shpenzimet të jenë të përputhshme. Është një buxhet i balancuar dhe do të ketë stabilitet buxhetor edhe në vitin e ardhshëm”, ka shtuar Shatri në kuadër të emisoinit Info Magazine në Klan Kosova.
“Është një draft që nuk e ka kaluar vendimin qeverisë sepse është vlerësuar që nuk ka nevojë të procedohet sepse është një situatë e tillë tani me konstituimin e kuvendit dhe qeverisë së re”.
“Ministria e financave e ka përgatitur draftin dhe është i gatshëm një draft i që i plotëson kushtet për procedurë më tutje për shqyrtim dhe miratim në kuvend, por në rastin konkret që tani kemi një qeveri në tërheqje, atëherë e kemi pa të udhës që ky draft të rrijë i gatshëm dhe t’i dorëzohet mandatit të ri qeverisës, dhe ata kanë mundësi ta shqyrtojnë në tërësi ose dhe pastaj ta shqyrtojnë në kuvend”.
“Ky draft është përgatitur në bazë të prioriteteve të qeverisë që është në dorëheqje. Ne kemi qenë të kujdesshëm sepse demokracia e do që mandati i ri qeverisës ka fituar dhe paraprakisht duhet t’ia përshtatin edhe shifrat e buxhetit me programin që mendojnë ta realizojnë dhe na është dukur më korrekte që ata ta adaptojnë me prioritetet e tyre që i kanë vendosur para zgjedhësve të vetë”.
“Edhe ky buxhet është përgatitur me një vëmendje të posaçme në ekuilibrin dhe stabilitetin buxhetor të vendit, pra të hyrat dhe shpenzimet të jenë të përputhshme. Është një buxhet i balancuar dhe do të ketë stabilitet buxhetor edhe në vitin e ardhshëm”, ka shtuar Shatri.