Këshilltari i Albin Kurtit përplasi Thaçin me Kurteshin, kush është Tienmu Ma?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot amerikanin, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.
Por kush është Tienmu Ma?
Ai është doktorant i universiteteve të Yale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe atij të Lucernit në Zvicër. Tienmu Ma punon prej vitesh si këshilltar ligjor në institucionin e Avokatit të Popullit.
E emëri i tij u përfol edhe kur Kosova dëboi gjashtë gylenistët.
Për çka Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kur kishte shkuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për që ishte thirrur të raportoj për dëbimin e gjashtë shtetasëve turq kishte refuzuar të përgjigjet pasi kishte thënë se i druhet ekspertit të huaj ligjor të angazhuar nga Komisioni.
Thaçi pati aluduar se eksperti ligjor, amerikani Tienmu Ma, është këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai kishte thënë se Tienmu Ma është i afërt me Sami Kurteshin, që atëhere ishte anëtar i Komisionit Hetimor për “Gylenistët”.
Ndërkaq, Kurteshi kishte thënë se Tienmu Ma është doktorant i universiteteve të Yale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe atij të Lucernit në Zvicër.
Tienmu Ma punon prej vitesh si këshilltarë ligjor në institucionin e Avokatit të Popullit, udhëheqës i së cilit kishte qenë Kurteshi disa vite më parë.
“Eksperti është Tienmu Ma, që ka punuar si këshilltar i Avokatit të Popullit. Është doktorant i Universitetit ‘Yale’ në SHBA dhe doktorant i Universitetit të Lucernit. Tienmu Ma, ende është ekspert i Avokatit të Popullit dhe është përpilues i raporteve si ato për rrymën në veri apo të tjera të cilat ju i lexoni”, kështu kishte thënë Kurteshi.