Këshilli i Sigurisë së Kosovës – Gjendja e ZAKONSHME dhe e JASHTËZAKONSHME
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se do t’i propozojë në Kuvendin e Kosovës dekretin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me shpërthimin e koronavirusit të ri.
Vendimi është marrë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i cili mbajti një takim në orët e mbrëmjes më 17 mars.
Por, Qeveria e Kosovës e konsideron propozimin e presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si masë ekstreme.
Andaj, kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës nuk është pajtuar me presidentin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Se si funksionin vendi në gjendje të ZAKONSHME dhe të JASHTËZAKONSHME është e rregulluar edhe me një ligj të veçantë, shkruan FaktePlus. Ligji për KËSHILLIN E SIGURISË SË KOSOVËS, e përcakton qartë se kush ka kompetenca në situata të tilla.
Lexoje të plotë Ligjin dhe kupto si janë të ndara kompetencat:
1GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 26 / 02 QERSHOR 2008
LIGJI NR. 03/L-050
PËR THEMELIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS
Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1, si dhe kapitulli i IX neni 127 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, me qëllim të themelimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJIN PËR THEMELIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS
KREU I
GJENDJA E ZAKONSHME
Neni 1
Misioni
1.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka rol këshillues në të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e Kosovës
dhe kontributin e tij për stabilitetin rajonal.
1.2 Këshilli i Sigurisë i Kosovës rekomandon politika dhe strategji për sigurinë .
1.3 Këshilli i Sigurisë i Kosovës duhet të ofroj informata dhe vlerësime të gjendjes së sigurisë në Kosovë,
që t’i mundësojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës marrjen e vendimeve përkatëse lidhur me çështjet
e sigurisë.
Neni 2
Kompetencat
2.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës, në koordinim me Presidentin e Republikës së Kosovës, përgatitë dhe
shqyrton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës. Strategjia e Sigurisë së Kosovës miratohet nga Qeveria dhe i
dorëzohet Kuvendit të Kosovës për miratim përfundimtar.
2.2 Këshilli i Sigurisë së Kosovës ofron komente me shkrim për të gjitha projektligjet që kanë të bëjnë me
sektorin e sigurisë dhe institucionet e tij. Këshillat dhe komentet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës merren
parasysh nga Qeveria e Republikës së Kosovës para miratimit të projektligjit nga ana e Qeverisë dhe
dorëzimit të tij Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim përfundimtar.
2.3 Këshilli i Sigurisë së Kosovës shqyrton planin qeverisës dhjetëvjeçar për Forcën e Sigurisë së
Kosovës para se ai të miratohet nga Qeveria dhe pastaj t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës për miratim
përfundimtar.
2.4 Këshilli i Sigurisë së Kosovës shqyrton platformën vjetore të inteligjencës dhe prioritetet strategjike
për Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës para se ajo të miratohet nga Qeveria e Kosovës.
2.5 Këshilli i Sigurisë së Kosovës rishikon politikat dhe planet strategjike të paraqitura nga Ministri i
Punëve të Brendshme që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës para miratimit nga Qeveria e Republikës
së Kosovës.
2
2.6 Këshilli i Sigurisë së Kosovës shqyrton politikat dhe planet strategjike të paraqitura nga Ministri i
Punëve të Brendshme që kanë të bëjnë me Shërbimin e Doganave para miratimit nga Qeveria e
Kosovës.
2.7 Këshilli i Sigurisë së Kosovës shqyrton politikën për siguri të jashtme, draftet e të gjitha traktateve
dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që janë të rëndësishme për sigurinë dhe vendosjen e marrëdhënieve
në mes të agjencive kombëtare për siguri dhe agjencive, apo organizatave homologe ndërkombëtare.
2.8 Këshilli i Sigurisë së Kosovës këshillon Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës mbi
propozimin për përfshirjen e propozuar të institucioneve dhe agjencive të sigurisë së Kosovës në
operacione jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Institucionet dhe agjencitë qeveritare të sigurisë në
Kosovë kanë të drejtë të shërbejnë jashtë vetëm në bazë të marrëveshjes me vendin pranues ose në
bazë të ftesës së organizatës ndërkombëtare në të cilën Kosova është anëtare apo aspiron të
anëtarësohet, ose në bazë të një Rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kuvendi i
Republikës së Kosovës duhet të japë pëlqimin paraprak për dërgimin e personelit në operacione jashtë
vendit.
2.9 Presidenti i Republikës së Kosovës ka të drejtë të kërkojë këshilla nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës me kohë do t’i përgatisë dhe japë këshillën e kërkuar Presidentit të
Republikës së Kosovës.
Neni 3
Përbërja
3.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës përbëhet prej anëtarëve të mëposhtëm në cilësinë e anëtarëve të
përhershëm me autoritet ekzekutiv:
a) Kryeministri;
b) Zëvendës Kryeministri(at);
c) Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ose në mungesë të tij apo saj, Zëvendës Ministri(at);
d) Ministri i Punëve të Jashtme, ose në mungesë të tij apo saj Zëvendës Ministri;
e) Ministri i Punëve të Brendshme, ose në mungesë të tij apo saj Zëvendës Ministri;
f) Ministri i Drejtësisë, ose në mungesë të tij apo saj Zëvendës Ministri;
g) Ministri i Ekonomisë dhe Financave, ose në mungesë të tij apo saj Zëvendës Ministri;
h) Ministri për Kthim dhe Komunitete, ose në mungesë të tij apo saj Zëvendës Ministri.
3.2 Nëse asnjëri nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Kosovës me autoritet ekzekutiv nuk
i takon komunitetit serb, Kryeministri emëron një anëtar shtesë nga radhët e ministrave serbë si anëtar
shtesë i Këshillit të Sigurisë së Kosovës me autoritet ekzekutiv.
3.3 Anëtarë tjerë jo të përhershëm ekzekutiv ministror mund të emërohen nga Kryesuesi i Këshillit të
Sigurisë së Kosovës me status të përkohshëm.
3.4 Këshilli i Sigurisë së Kosovës, si anëtar të përhershëm po ashtu përfshin anëtarët e mëposhtëm në
rolin këshillëdhënës:
a) një përfaqësues i Presidentit të Republikës së Kosovës;
b) drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
c) këshilltarin e lartë të Kryeministrit;
d) këshilltarin e Kryeministrit për Siguri,
e) drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës;
f) komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës;
g) sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës;
h) drejtorin e Departamentit për Menaxhimin e Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme;
i) drejtori i Doganave të Republikës së Kosovës
3.5 Anëtarë shtesë në cilësinë e këshilltarëve me status të përkohshëm mund të emërohen nga
Kryesuesi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës sipas nevojës.
3
3.6. Në cilësinë e vëzhguesit mund të marrin pjesë Kryetari i Komisionit parlamentar për siguri dhe
kryetari i komisionit parlamentar për të drejtat dhe interesat e komuniteteve.
Neni 4
Kryesimi i takimeve
4.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës punon nën përgjegjësinë e Kryeministrit, i cili kryeson takimet e tij.
4.2 Kryeministri në pamundësi të kryesimit të takimit, këtë autoritet mund ta delegojë tek njëri nga
Zëvendës Kryeministrat, ose në mungesë të tyre një anëtari tjetër të Këshillit të Sigurisë së Kosovës
sipas rendit të prioritetit.
Neni 5
Thirrja e takimeve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës
5.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës harton planin vjetor dhe cakton të mbajë jo më pak se një takim çdo tre
muaj.
5.2 Prioritetet për planin vjetor përcaktohen nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës.
5.3 Takimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës thirren formalisht nga Kryeministri.
5.4 Kryeministri është i obliguar të thërras takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës në rast se Presidenti
i Republikës së Kosovës apo shumica e anëtarëve të përhershëm Këshillit të Sigurisë së Kosovës
formalisht kërkojnë takim. Takimet mbahen pas njoftimit paraprak, siç është e përcaktuar me rregulloret
në fuqi.
Neni 6
Rendi i ditës për takime
Rendi i ditës për takimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës do të caktohet nga Kryesuesi i Këshillit.
Neni 7
Vendimmarrja
Procesi i vendimmarrjes do të rregullohet me Rregullore te brendshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Neni 8
Raportimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës
Kryesuesi është përgjegjës për të raportuar për shqyrtimet dhe/ose rekomandimet e Këshillit të Sigurisë
së Kosovës para Qeverisë.
Neni 9
Mbikëqyrja parlamentare e Këshillit të Sigurisë së Kosovës
9.1 Kryesuesi dorëzon Raportin Vjetor të Aktiviteteve për diskutim dhe miratim nga komisioni përkatës i
Kuvendit, jo më vonë se muaji mars për vitin e kaluar. Komisioni mund të kërkojë raporte rreth aktiviteteve
specifike të Këshillit të Sigurisë së Kosovës kurdo që konstatohet e nevojshme.
9.2 Komisioni përkatës i Kuvendit të Republikës së Kosovës mund të organizojë seanca për çështje
lidhur me punën e Këshillit të Sigurisë së Kosovës të cilat Kuvendi dëshiron t’i parashtrojë.
4
Neni 10
Obligimi për konfidencialitet i anëtarëve të organit parlamentar për mbikëqyrje
10.1 Anëtarët e komisionit mbikëqyrës parlamentar janë të obliguar të mbajnë konfidenciale informatat e
marra në çfarëdo forme nga Këshilli i Sigurisë e Kosovës, apo nga përfaqësuesit e saj të autorizuar, të
cilat konsiderohen konfidenciale në pajtim me legjislacionin në fuqi. Obligimi për konfidencialitet mbetet
në fuqi edhe pas përfundimit të anëtarësisë së tyre në komisionin parlamentar për mbikëqyrje. Çfarëdo
shkelje e obligimit për sekret mund të dënohet deri në shkallën më të lartë që parasheh ligji.
10.2 Komisioni mbikëqyrës parlamentar do të përpilojë procedura të shkruara, në pajtim me ligjet e
aplikueshme, për të mbrojtur zbulimin e paautorizuar e të gjitha informatave të klasifikuara të cilat i
ofrohen komisionit mbikëqyrës parlamentar, apo anëtarëve të tij individualë, nga ana e Këshillit të
Sigurisë së Kosovës apo përfaqësuesit e tij të autorizuar.
Neni 11
Publikimi i vendimeve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës
11.1 Çështjet e diskutuara nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës klasifikohen në pajtim me ligjin e
aplikueshëm.
11.2 Të gjitha vendimet të cilat sipas ligjit të aplikueshëm nuk konsiderohen konfidenciale publikohen dhe
vihen në dispozicion të publikut.
11.3 Të gjithë anëtarët dhe ish anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, përfshirë anëtarët e
Sekretariatit dhe Qendrës për Komunikim, bartin përgjegjësi individuale ligjore për zbulimin dhe mos
zbulimin e informatave, në pajtim me ligjin e aplikueshëm.
KREU II
GJENDJA E JASHTËZAKONSHME
Neni 12
Misionet
Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ushtron autoritet dhe përgjegjësi
ekzekutive në emër të Qeverisë dhe sikurse është përcaktuar në nenin 13 të këtij ligji, të kufizuar në kohë
dhe në ato veprime të cilat konsiderohen të nevojshme për të tejkaluar atë situatë emergjente.
Neni 13
Autoriteti ekzekutiv gjatë gjendjes së jashtëzakonshme
13.1 Këshillit të Sigurisë së Kosovës i besohet autoriteti ekzekutiv pas shpalljes së gjendjes së
jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin në fuqi.
13.2 Autoriteti i Këshillit të Sigurisë së Kosovës gjatë gjendjes emergjente do të kufizohet në veprime, të
cilat në pajtim me ligjet në fuqi janë të domosdoshme për t’u ballafaquar me gjendjen e emergjencës.
13.3 Këshilli i Sigurisë së Kosovës mund t’i delegojë autoritetin organeve të ndryshme për t’u ballafaquar
me situata të caktuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, siç është përcaktuar me ligjet në fuqi.
13.4 Këshilli i Sigurisë së Kosovës informon Kuvendin e Kosovës për veprimet e tij, në pajtim me ligjet në
fuqi.
Neni 14
Mbledhjet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme
14.1 Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur, Presidenti i Republikës së Kosovës kryeson
Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
5
14.2 Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ka mundësi të thirr mbledhjen, mbledhjet e
Këshillit të Sigurisë së Kosovës mund të thirren në çfarëdo kohe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me
anë të një kërkese të veçantë nga Qeveria ose Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të deputetëve
të pranishëm.
Neni 15
Përbërja
15.1 Gjatë kohës së gjendjes së shpallur të emergjencës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës përbëhet nga
Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Ministrat e Qeverisë, në të cilët duhet të bartet pushteti
ekzekutiv. Nëse ndonjëri nga ministrat nuk është në gjendje të marrë pjesë, në mungesë të tij duhet t’i
lejohet pjesëmarrja zëvendës ministrit.
15.2 Këshilli i Sigurisë së Kosovës do të përfshijë këta anëtarë në cilësi këshillëdhënëse:
a) drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Siguri;
b) këshilltarin e lartë për siguri të Presidentit;
c) këshilltarin e Kryeministrit për Siguri,
d) drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës;
e) komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës;
f) sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës;
g) drejtorin e departamentit për menaxhimin e emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
KREU III
Organet mbështetëse
Neni 16
Roli i Sekretariatit
16.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka Sekretariatin e tij i cili rregullohet me legjislacion sekondar.
16.2 Sekretariati do të udhëhiqet nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili emërohet nga
Komisioni për Emërime të Larta Publike, në pajtim me ligjin në fuqi.
16.3 Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës i raporton drejtpërdrejtë Kryesuesit.
16.4 Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës është përgjegjës për:
a) përgatitjen e raporteve periodike dhe analizave për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe
Këshillin e Sigurisë së Kosovës që kanë të bëjnë me çështjet politike të sigurisë;
b) koordinimin e hartimit të strategjisë dhe politikave të sigurisë në Kosovë, përfshirë edhe ndërtimin
e kapaciteteve, instrumentet e politikave dhe hulumtimit; dhe
c) ofrimin e mbështetjes administrative dhe funksionale Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Neni 17
Qendra e Situatave
17.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbështetet nga një Qendër e Situatave e cila i ofron informata të
shpejta rreth gjendjes dhe koordinon aktivitetet operacionale në tërë Kosovën. Shërben si qendër
operacionale për mbledhjen e informatave, analizave themelore dhe mbështetjes për menaxhim të
krizave.
6
17.2 Të gjitha ministritë relevante, institucionet e sigurisë dhe agjencitë i ofrojnë informata Qendrës te
Situatave.
17.3 Qendra e Situatave po ashtu mbështetet nga përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Policisë së Kosovës, dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë e cila është përgjegjëse për ndërlidhje
me agjencitë e tyre përkatëse.
Neni 18
Komisionet Koordinuese
18.1 Kryeministri themelon Komisionin për Inteligjencë. Komisioni për Inteligjencë përbëhet nga Sekretari
i Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e lartë të Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës
për Inteligjencë, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shërbimit Doganor, dhe çfarëdo agjencie apo organizate
e autorizuar sipas ligjit ka mandat për kryerjen e aktiviteteve të inteligjencës. Komisioni i raporton Këshillit
të Sigurisë së Kosovës dhe kryesohet nga Kryeministri apo personi i caktuar nga ai/ajo.
18.2 Komisioni koordinon aktivitetet e inteligjencës të organizatave dhe agjencive të përcaktuara në
paragrafin 1 të këtij neni për qëllim të:
a) sigurimit që politikat e qeverisë në sektorin e inteligjencës janë duke u zbatuar sipas prioriteteve
të përcaktuara;
b) sigurimit të bashkëpunimit efikas në mes të agjencive dhe këmbimi i informacionit:
18.3 Këshilli i Sigurisë së Kosovës mund të themelojë edhe komisione sipas nevojës, të cilat i
raportojnë Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
KREU IV
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE
Neni 19
Kualifikimet për punësim në Qendrën e Situatave dhe Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së
Kosovës
Përveç kërkesave të zakonshme për punësim në Shërbimin Civil të Kosovës, punëtorët e Qendrës së
Situatave ose Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës duhet të posedojnë edhe leje përkatëse për
siguri, të përcaktuara me ligjin në fuqi.
Neni 20
Dispozitat kalimtare
20.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës ushtron funksionet e tij pa paragjykime ndaj mandateve specifike të
organizatave ndërkombëtare sikurse është përcaktuar me anë të zgjidhjes së statusit dhe Kushtetutës.
20.2 Deri në miratimin e procedurës për dhënien e lejeve përkatëse për siguri të përmendura në nenin 19
të këtij ligji, punëtorëve të Qendrës së Situatave dhe Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës
mund t’u lëshohen leje të përkohshme për siguri, të cilat vlejnë për 6 muaj, në rast se ata punëtor i kanë
dorëzuar të plotësuar pyetësorët për leje të sigurisë. Lejet e përkohshme për siguri mund të zgjaten një
herë për një periudhë e cila nuk kalon gjashtë muaj të tjerë.
20.3 Paragrafi 2 i këtij neni vlen vetëm për individët e punësuar në Qendrën e Situatave apo në
Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës para zbatimit të procedurës për dhënien e lejeve për
siguri.
Neni 21
Dispozitat përfundimtare
7
Buxheti i Këshillit të Sigurisë së Kosovës paraqitet nga ana e Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës
dhe miratohet nga Kuvendi i Kosovës, në pajtim me ligjin në fuqi.
Neni 22
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
Me datën : 13.03.2008