Këshilli i Prindërve i shkollës “Naim Frashëri” paralajmëron protestë
Këshilli i Prindërve i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë ka paralajmëruar organizimin e një proteste, shkaku i grevës që po mbahet në arsim.
Protesta është paralajmëruar para shkollës duke nisur nga ora 12:10 të martën, ndërsa do të zgjasë deri në ora 13:00.
Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli i Prindërve i shkollës “Naim Frashëri”.
Greva e përgjithshme e BSPK-së ka nisur më 25 gusht.
Protestë për mosfillimin e mësimit ka pasur sot edhe në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.