Kërkohet shkarkimi i Bordit dhe U.D të kryeshefit të Postës, shkak-koronavirusi
Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës, ka akuzuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit dhe bordin e kësaj ndërmarrje për keqmenaxhim të situatës së krijuar nga koronavirusi, duke kërkuar kështu shkarkimin e tyre.
Sipas Sindikatës së Puntorëve mos përdorimi i maskave nga menaxhmeti i ri, ka sjellur situatën deri në këtë pikë.
“Kjo fatkeqësi e tmerrshme ka ndodhur për shkak të papërgjegjësisë totale të menaxhmentit dhe Bordit të përkohshëm të Drejtoreve, qe nga koha kur ka filluar punën ky UD kryeshefi ekzekutiv Salih Morina, jo vetëm që nuk janë zbatuar masat, kërkesat dhe sugjerimet e IKSHP-se dhe Qeveris por është bëre e kundërta. Këta zyrtare të lartë edhe vete kane dhënë shembull duke mos përdorur maska, as duke mos respektuar distancën fizike as minimalisht”, thuhet në reagimin e sindikatës.
Tutje, ata thonë se numri i madh i të prekurve me koronavirus të puntorëve si dhe të familjarëve të tyre, i ka shokuar ata.
“UD dhe Bordi dështuan ta menaxhojnë situatën edhe pas rastit të parë me korona virus. Edhe tash e tutje janë duke keqmenagjuar në dëm të shëndetit të punëtorëve. Dështimi i juaj UD KE dhe i juaji drejtoreve të Bordit na ka shkaktuar dhimbje e traum duke ju nënshtruar terrorit psikologjik për vete e për familjaret . Veprimi i pare qe duhet të bëni është Dorëheqja juaj e menjëhershme. Urgjente. A duhet me vdekur dikush, për me dhënë përgjegjësi te paktën morale?!”, thekson komunikata.
Deri më tash janë 25 punëtorë të Postës së Kosovës, të cilët janë të prekur me Covid-19.