Kërkohet rritje e pagave në Zvicër
Sindikatat po bëjnë thirrje për rritje të pagave për punëtorët – veçanërisht ata që treguan fleksibilitet gjatë pandemisë.
Ata thonë se paratë shtesë do të sigurojnë rritje të vazhdueshme ekonomike duke mbështetur konsumin.
Sindikatat thonë se atyre që punojnë në kujdesin shëndetësor duhet t’u jepen ngritje prej rreth 3-4%. Sektorët e tjerë duhet të ofrohen rreth 1.75%, shkruajnë mediat zvicerane.
Ndërsa ekonomia rihapet, analistët presin që PBB -ja të rritet me 3.6% këtë vit.