Kërkohet paraburgim për dy edukatoret e “Cambridge Kids”
Një video e publikuar nga një nënë, ku shihej një edukatore, duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj në kopshtin “Cambridge Kids”, bëri që të alarmohen qytetarët, derisa i njëjti institucion doli që të mos ketë licence pune.
“Për këtë qëllim, në përputhje me kompetencat ligjore, Inspektorati menjëherë ka nisur procedurat për ndaljen e ushtrimit të veprimtarisë së këtij institucioni, derisa ai të pajiset me licencë përkatëse në MASHTI”, u tha në komunikatën e Inspektoratit të Arsimit.
Ndonëse, edukatorja u përjashtua nga puna, nuk mjaftoi me kaq. Ajo u arrestua nga policia, por gjatë kësaj torture, kishte edhe një dëshmitare tjetër, po ashtu e personelit, edhe kjo e dyshuar, e për të cilën u morën edhe masa.
Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtina ka bërë të ditur se tashmë është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyjave.
“Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve “ dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës “, thuhet në njoftimin e Gjykatës./FaktePlus