Kërkohet konsensus nacional për reciprocitetin
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po kërkon një “sinergji” të liderëve në mënyrë që të arrihet një konsensus nacional për tu përballur me sfidat që e presin vendin.
“Shpëtimi i Kosovës kish me qenë një konsensus nacional i cili do të shfrytëzonte potencialin e të gjithëve”, ka thënë Zogiani.
“Duhet mobilizim nacional që të ndodhë reciprociteti, Qeveria do të angazhohet por duhet ndihmë në nivel më të gjerë”
Tutje Zogiani në T7 ka thënë se ftesa e Kurtit për takim me Thaçin ka për qëllim arritjen e një politike të përbashkët. Ai ka shtuar se VV nuk e ka në plan shkarkimin e presidentit, por do të presë përfundimin e mandatit të tij.
“Shkarkimi i Presidentit nuk ka qenë në agjendë dhe as nuk është futur ndërkohë. Për shkarkimin e tij duhet të kalohen disa procese juridike të njohura tanimë në të cilat ne nuk kemi dorë”, është shprehur Zogiani.