Kërkesa e Vlora Dumoshit për sportistët
Videot që po publikohen nga sportistet dhe sportistët po i ndjekë me kënaqësi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Për çka ajo thotë se përmes këtyre videove sportistët po përçojnë mesazhin institucional për të qëndruar në shtëpi por mbi të gjitha thekson se po e tregojnë shpirtin e vërtet prej sportistësh.
Në fund të shkrimit, ajo ka kërkuar nga sportistët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë formën sepse i duhet Kosovës.
Shkrimi i plotë i Dumoshit:
Të nderuar sportiste e sportistë,
Me vëmendje dhe kënaqësi kam përcjellë videot e shumta, të ciliat po i postoni në rrjete sociale, përmes të cilave, po e përçoni mesazhin institucional, për të qendruar në shtepi, por mbi të gjitha, po e tregoni shpirtin tuaj të vërtetë prej sportistësh, duke praktikuar ushtrime të ndryshme qe do t’ u ndihmojnë të ruani formën tuaj!
Unë ju inkurajoj që të vazhdoni kështu, por me kujdes për shendetin tuaj.
Jemi të sigurt që së bashku do ta kalojmë edhe këtë sfidë, dhe pastaj, para jush do të jenë sfidat e shumta të garimit, qoftë në garat e brendshme, ashtu edhe në ato ndërkombëtare, duke veçuar play-offin për Kampionat Evropian në Futboll dhe Lojërat Olimpike në të cilat me të drejët synojmë rezultate kulmore.
Prandaj, qëndroni e ushtroni në shtëpi, mbajeni formën, sepse i duheni Kosovës.