Kërcënon Memli Krasniqi: Nuk guxoni të votoni pro shitjes së IPKO-s
Anëtari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar bordin e ARKEP-it që nuk kanë marrë asnjë hap për mos lejimin e shitjes së IPKO-s, duke kërcënuar se nuk guxojnë që të votojnë pro shitjes së IPKO-s, Serbisë.
“Ju jeni takuar me kryeministrin vetëm pasi ai ka shprehur interesim. Bash asgjë s’jeni duke bërë në këtë drejtim ose s’keni marrë asnjë hap. Keni pas të drejtë të ftoni edhe IPKO-në për këtë pasi po besoj edhe janë të obliguar t’ju raportojnë. Kështu që ju edhe nuk guxoni të votoni pro shitjes së IPKO-s Serbisë”, tha ai.
Tutje ai tha se edhe nëse votohet pro shitjes së Ipkos, vendimi do të shfuqizohet.
“Ju edhe të votoni, ne do ta shfuqizojmë atë vendim. Sepse ju jeni bord i votuar nga Kuvendi”, përfundoi ai.
Blerja e IPKO-s nga “Telekom Srbija” rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës – Qeveria hesht