Kërcënohet Vjosa Osmani
Gjatë ditë së sotme Policia e Kosovë ka raportuar se ka hapur një rast për kërcënim, rast ky që kishte ndodhur në pasditen e djeshme.
Për çka sot po raportohet se ky kërcënim ka ardhur në adresë të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Thuhet se kërcënimi kryeparlamentares Osmani i ka ardhur në gjuhën angleze përmes rrjetit social Twitter.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhen angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Kurse, Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka tentuar të kontakoj me Osmanin dhe këshilltarët e saj, mirëpo ata kanë qenë të paqasshëm.