Kërcënohet roja e pyllit në Suharekë
Rastet kur rojtarët e pyjeve sulmohen dhe kërcënohen nga prerësit ilegal të druve nuk janë të rralla. Së fundmi, një roje pylli nga Suhareka është kërcënuar nga dy persona që ishin kapur duke dëmtuar pyllin.
Ky rast që policia e ka kategorizuar si kanosje ndaj personit zyrtar ka ndodhur dje paradite.
“Viktima shqiptar roje e pyllit ka njoftuar se është kanosur verbalisht nga dy të dyshuar meshkuj. Sipas viktimës kanosja ka ndodhur kur viktima po tentonte ta fotografonte njërin prej të dyshuarve që ishte duke e dëmtuar pyllin”, njofton policia.
Deri tani nuk është arrestuar askush për këtë ngjarje, ndërsa njësitet përkatëse policore merren me rastin./FaktePlus