Kërcënohet me jetë kryetari Ramiz Lladrovci
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë kërcënim me jetë nga një person.
Burimet e FaktePlus kanë konfirmuar kërcënimin të cilin e ka marrë kryetari Lladrovci.
Se kryetari ka marrë kërcënime serioze është e vërtetë tregon ky burim, dhe për këtë kërcënuesi është arrestuar nga policia.
Nuk dihet akoma se për çfarë ka ardhur deri te ky kërcënim, por FaktePlus do të provojë të marrë informacione për këtë rast nga vetë kryetari Lladrovci, edhe nga Policia e Kosovës.
Së shpejti do të merrni informacione të reja lidhur me rastin.