Kërcënohet kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës Lan Qyqalla është kërcënuar nga persona ende të pa njohur në profilin e tij në facebook.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kandidati Qyqalla, duket tërhequr vërejtjen që mos pranohet asnjë ftesë që vije në emrin Asllan Çuçalla sepse mund të pranohet ndonjë virus, përcjell FaktePlus.
Ai ka thënë se ky sulm i ka ardhur nga një lokacion në Serbi, të cilit i kanë kërkuar një shumë të hollash.
Postimi i tij i plotë në facebook:
MIQ TE NDERUAR, KUJDES KUJDES (Jo te ky fb, por te ai Asllan h Çuçalla))
NJ O F T I M
Mbreme ne emailin tim [email protected] me erdhi nje shkrese ne te cilen me shkruante”\: Emaili juaj eshte hakuar dhe faqja juaj e fb Asllan H Çuçalla poashtu. Poashtu me “kercenon” qe t`i paguaj nje shume te mjeteve nese deshiron te moskeqperdorimit te fb tend duke te bere montazhe dhe te emailit. Andaj une e kam te mbyllur emailin dhe fb Asllan H Çuçalla, pra ju lutem mos pranoni asgje nga ky fb dhe email nese ju vie, mos e hapni sepse eshte virus. Poashtu te dhenat me shpien se hakimi eshte kryer ne Serbi (Presheve) permes nje spiuni qe eshte dore e besueshme e UDB serbe dhe Ruse. KUJDES! MOS PRANONI ASGJE NE EMER KINSE TIMIN ASLLAN H ÇUÇALLA.