Keqpërdorën seksualisht një femër, arrestohen dy pejanë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi që dyshohet se kanë dhunuar një femër.
Në raportin 24 orësh të plocisë është bërë të ditur se të shtunën ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se kanë dhunuar një femër.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që kishin mbajtur dhe keqpërdorur seksualisht pa vullnetin e saj viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.