Këngëtarja shqiptare mahnitë edhe Austrinë me këngën e parë
Shqiptarët çdo ditë e më shumë po mahnitin me talentin e tyre nëpër botë.
Tani është vazja nga Vushtrria që po manhitë me zërin e saj.
Kjo është Elza Maxhuni, e njohur me emrin e saj artistik ‘Elevan’.
‘Elevana’ nga Vushtrria por që jeton në Austri po merr vëmendje edhe për shkak të bukurisë së saj, ka debutuar në muzikë me këngën “Don’t care”, ku ka ardhur me një përzirje të gjuhës shqipe me atë angleze dhe gjermane, duke e bërë këngën të tingëlloj mjaft atraktive.
Kënga është punuar në bashkëmpunim me Dj A-boom.
Ndërkohë që artistja është edhe e njohur në biznesin online në Austri, ajo ka linjen e saj të kozmetikës “Elevan cosmetics”.
Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku sidomos ai shqiptar dhe gjerman, ku për disa ditë ka grumbulluar mijëra shikime në Youtube.