“Kengetarja leshatuke” nesër në Kaçanik
Nesër në Kaçanik rishfaqet komedia absurd “Kengetarja leshatuke” sipas Eugene Ionesco e me regji te Ben Apollonit.
Shfaqja është punuar në vazhdën e fushatës për krijimin e Teatrit të Kaçanikut, për themelimin e të cilit është marr iniciativa që në fillim të vitit 2018.
Në shfaqje luajnë: Arjola Demiri, Lulzim Rexha, Qendresa Loki, Armend Ballazhi, Osman Isa, Lind Berisha.
“Këngëtarja leshatuke” rikthehet në skenë në Kaçanik, në këtë fundvit për të vazhduar gjatë vititt 2019 edhe në qytetet tjera të Kosovës.
Shfaqja është realizuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Fabrikës KIVO, Irfan Beqës dhe Ali Hoxhës.
Shfaqja fillon nga ora 18:00.