Këngëtari që shërbeu në KFOR: Serbët po i vrisnin kosovarët, neve na dërgoi NATO atje
Këngëtari Britanik James Blunt, ka vendosur t’i tregoj fansave të tij për një pjesë të fshehtë të karrierës.
Ai po punon në publikimin e dokumentarit të tij të ri “One Brit Wonder” i cili e paraqet jetën e tij para inkuadrimit në muzikë.
Blunt ka zgjedhur rrjetet e tij sociale, për të publikuar një pjesë të shkurtër të dokumentarit e cila lidhet me punën e tij si ushtar paqeruajtës i KFOR-it gjatë luftës në Kosovë.
“Ushtria Serbe po i vriste kosovarët, civilët shqiptar dhe NATO na dërgoi në qendër të gjenocidit, aty isha edhe unë”, ka thënë Blunt në një pjesë të publikuar të dokumentarit.
Përmes kësaj pjese të publikuar të “One Brit Wonder”, ai i ka habitur ndjekësit e tij në lidhje me një pjesë jo shumë publike të tij.
“A ju kam treguar ndonjëherë se para se të isha një yll i muzikës pop, isha në ushtri”, ka shkruar ai duke i habitur kështu ndjekësit e tij.