Kendall Jenner shquhet të jetë ndër modelet më të njohura anembanë botës.

Së fundmi zeshkania është parë në New York, teksa ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen, shkruan Daily Mail.

25-vjeçarja zgjodhi që për pantallona dhe bluzën të ishin me ngjyrë të bardhë, me ç’rast i theksoheshin linjat trupore.

Për shkak të pandemisë coronavirus, ajo kishte kombinuar një maskë me ngjyrë bezhë, të cilën e mbajti vazhdimisht.

Ndërkohë, më parë gjatë këtij muaji Kendall ishte shprehur e entuziazmuar për fitoren e Joe Biden.

Një gëzim të tillë ajo e kishte ndarë edhe në rrjete sociale, duke bërë të ditur se ka votuar për personin që e mbështeste.