Kelmendi: Taksa po i ndihmon Serbisë e po e dëmton Kosovën politikisht
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se Kosova po humb politikisht nga taksa dhe se ajo i ka ndihmuar Serbisë.
“Taksa i ka ndihmuar Serbisë për shkak të mos arritjes së qarkullimit të lirë të mallrave”, është shprehur Kelmendi.
Ai gjithashtu tha se “nga taksa politikisht po humb Kosova”.
Tutje, ai tha se bllokimin e produkteve serbe duhet ta bëjë qytetari.
“Bllokimin e produkteve të Serbisë e bën qytetari”, ka thënë Kelmendi.
“Ne duhet të bashkëpunojmë me qytetarët apo afarisëat, të cilët mund të ngirisin kapacitetet prodhuese për t’i zëvendësuar produktet serbe”, shtoi Kelmendi.