Kelmendi: Kurti e Konjufca s’kanë lënë gjë pa thënë për Turqinë, sot i thurin lavde
Me rastin e pandemisë COVID-19 presidenti i Turqisë Erdogan ka nisur një kontigjent me ndihma për Kosovën dhe për vendet tjera të Ballkanit.
Në pritje të këtyre ndihmave sot kanë dalë zyrtarë të presidencës dhe qeverisë së Kosovës.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i partisë Fjala Gëzim Kelmendi i cili ka thënë se nuk kanë lënë fjalë të zeza pa thënë për Erdoganin dhe Turqinë e ndërsa sot po i thurrin poezi
Postimi i plotë:
Me rastin e kësaj ndihme të ardhur nga Turqia, presidenti Thaçi, ministri i jashtëm Konjufca, ministri i shëndetësisë Vitia dhe të tjerë kanë “gjetur” pak kohë ta falënderojnë Turqinë dhe presidentin Erdogan.
Mos të harrojme se po ky ministër i jashtëm Glauk Konjufca, nuk ka lënë të zezë pa thënë në drejtim të Erdoganit me rastin e arrestimit të 6 “gylenistëve” në Kosovë.Edhe shefi i tij, kryeministri Kurti nuk e ka kursyer fare Erdoganin në pronocimet e tij publike. Në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti e kishte quajtur Erdoganin autokrat.
Presidenti Thaçi vazhdon lojën e tij të njohur të “gjarprit” . Fjalë të mira sa të duash për Erdoganin, por prapa shpine ia ” luan “lojën.Fyerjen ma të madhe që Thaçi ia bëri Erdoganit dhe Turqisë është kur e emëroi ambasador në Shkup, Gjergj Dedajn.Ambasadori Dedaj në vazhdimësi në postimet e tij fyen turqit, Turqinë dhe Perandorinë Osmane.
Edhepse presidenti Erdogan i dinë të gjitha ato që thuhen e shkruhen kundër tij, ai nuk po e ndalë ndihmën për Kosovën.
ZOTI e bekoftë Turqinë, popullin turk dhe presidentin Erdogan.ZOTI i bekoftë të gjithë miqtë e Kosovës.