KEK-u mirëpret vendimin e Kryesisë së Kuvendit për miratimin e IPA-së
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi i është gëzuar lajmit për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës ku në rend të ditës do të kenë ratifikim e marrëveshjes IPA në kuadër të së cilës është i paraparë investimi i BE-së prej 78 milionë euro në rehabilitimin e Termocentralit “Kosova B”.
Pas parasysh rëndësinë e projektit, Thaçi ka falënderuar Veselin dhe kryesinë e Kuvendit që kanë marrë parasysh kërkesën e tij që iu ka dërguar grupeve parlamentare që Kuvendi i Kosovës ta ratifikoj sa më parë marrëveshjen financiare me të cilën BE ka paraparë të financoi 78 milionë euro për ndërrimin e filtrave në Termocentralin Kosova B.
LEXO EDHE: Thaçi i shqetësuar i shkruan Kuvendit për 78 milionë euro (Dokument)
Më poshtë postimi i plotë i Thaçit:
Lajm i mirë nga Kuvendi i Kosovës
Sapo u njoftuam që Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka futur në rend dite për seancën e radhës se Parlamentit ratifikimin e marrëveshjes IPA në kuadër të së cilës është i paraparë investimi BE-së prej 78 milionë euro në rehabilitimin e Termocentralit “Kosova B”.
Ky është një nga projektet më të mëdha të komponentës ambientale dhe garanci e një stabiliteti shumë më të madh energjetik në vend.
Sinqerisht, duke e ditur rëndësinë e madhe qe ka ky projekt si nga vlera financiare ashtu edhe nga pesha e tij për siguri energjetike, shpreh falënderimin e përzemërt për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe të gjithë Kryesinë e Kuvendit qe e kanë marrë parasysh kërkesën tonë dhe mbesim me shpresë që kjo marrëveshje të ratifikohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.
Natyrisht, falënderim i veçantë dhe mirënjohje për zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur Korporatën në projekte të mëdha.
Po ashtu edhe për stafin e BE-se dhe ekspertët e tyre për bashkëpunimin e shkëlqyer.
Sinqerisht,
Njazi Thaçi