KEDS vazhdon të mbështesë dhe ndihmojë shkollat fillore
KEDS vazhdon të mbështesë dhe ndihmojë shkollat fillore në vende të ndryshme të Kosovës, duke krijuar laboratorë të kompjuterëve.
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mihail Grameno” – Aneksi 1, në Fushë Kosovë, për herë të parë ka krijuar kabinetin e informatikës, me anë të donacionit modest të KEDS. Sot, kjo shkollë është pajisur me mjete teknologjike, kompjuterë dhe printerë, pajisje të nevojshme që ndikojnë në përmirësimin e procesit mësimor në këtë shkollë.
Të mirëpritur nga drejtori i shkollës dhe stafi, ata shprehën mirënjohjen për përkrahjen që i është dhënë shkollës nga KEDS.
Nxënësit e kësaj shkolle, të angazhuar në programim dhe të interesuar në lëndët teknologjike, po ashtu u shprehën mjaft të kënaqur për krijimin e një laboratori të tillë.
Dhurimi i kompjuterëve dhe krijimi i kabineteve të informatikës tashmë është rikthyer në traditë të KEDS. Deri më tani janë dhuruar mbi 160 kompjuterë në shkolla të ndryshme të Kosovës.