KEDS vazhdon shpërndarjen e fjongove, afisheve dhe kartave informuese për vetëdijesimin kundër kancerit të gjirit
Shpërndarja e fjongove, afisheve dhe kartave informuese për vetëdijesimin kundër kancerit të gjirit po vazhdon edhe në distriktet tjera të KEDS, anembanë Kosovës.
🎗️ Fushata e KEDS do të zgjasë një muaj sa edhe zgjatë nisma globale dedikuar luftës ndaj kësaj sëmundje. 🎗️
Kjo fushatë bën apel për të gjitha gratë dhë vajzat që të mos neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë në kohë ekzaminimet e kancerit të gjirit. 🎗️
Vetëm duke patur shëndet të mirë dhe duke u kujdesur për veten, ne mund të shpalosim potencialin tonë të plotë, në përmbushje të misionit tonë për zhvillimin e mëtutjeshëm të ambicieve tona dhe të shoqërisë!
Kontrollohu sepse jeta është e shtrenjtë! ❤️