KEDS vazhdon me punimet në terren, sot këto komuna janë në plan për punime
KEDS ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në terren në projekte investive dhe të domosdoshme për siguri të sistemit.
Sipas KEDS-it sot në këto komuna do të punohet: Prishtinë, Drenas, Fushë Kosovë, Dragash, Ferizaj, Skënderaj, Gjakovë dhe Viti.
Në aplikacionin E- Kesco mund të informoheni në kohë reale me punimet që do të zhvillohen në zonën ku banoni.
Postimi i plotë:
#PunimetPlanifikuara
Ekipet e KEDS po vazhdojnë me intenzitet të lartë punimet në terren në projekte investive dhe të domosdoshme për siguri të sistemit përmes së cilave po mundësohet modernizim i shërbimeve dhe ngritje e kualitetit të shërbimeve ndaj konsumatorëve tanë.
Gjatë ditës së sotme, dhjetëra ekipe janë të shpërndara gjithandej vendit duke punuar në këto projekte. Vendet si: Prishtina, Drenasi, Fushë Kosova, Dragashi, Ferizaji, Skenderaj, Gjakova dhe Vitia, janë vetëm disa nga lokalitetet në të cilat po zhvillohen këto punime.
Për t’u informuar rreth projekteve të cilat do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim, ju ftojmë të vizitoni uebfaqen ëëë.keds-energy.com e cila tashmë ka edhe pamje të re vizuele, përmes së cilës do të keni mundësi që lehtësisht të merrni cfarërdo informacioni që keni nevojë.
Njëkohësisht, ne ju inkurajojmë të shkarkoni edhe aplikacionin E-Kesco në telefonin tuaj në mënyrë që të informoheni në kohë reale me punimet që do të zhvillohen në zonën ku ju banoni.