KEDS uron ditën ndërkombëtare të Tokës
Dita e Tokës është një prej manifestimeve më të mëdha mjedisore të planetit Tokë, e vetmja kohë kur qytetarët e 192 vendeve të botës mblidhen për të festuar dhe promovuar ruajtjen e “Tokës”.
Aktivitete të ndryshme janë duke u zhvilluar gjatë ditës së sotme edhe në vendin tonë, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Edhe KEDS ka uruar këtë ditë duke kryer disa aktivitete.
“Urime Dita e Tokës 🌎me një rikthim të këndshëm në kohë — në aktivitetin vullnetar të KEDS ku u mbollën 60 fidanë🌳 dhe 800 lule🌷 në tri shkolla fillore në vend”, thuhet në njoftim.