KEDS: Të dashur fëmijë, urime 1 Qershori – dita juaj
Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe të ardhme të ndriçuar!
Pikërisht në festën tuaj, do të ndajmë shpërblimet për këshillat e mençura që na keni dërguar.
Me këshillat që keni ndarë me ne, shoqet dhe shokët tuaj, por edhe të rriturit, kanë mësuar shumë mënyra efikase rreth kursimit të energjisë elektrike.
Meqë të gjitha këshillat që i keni dërguar kanë qenë shumë të mira, ne kemi vendosur që t’ju shpërblejmë për videot e dërguara, me një GIFT CARD apo kupon në vlerë prej 20 euro, me të cilin ju mund të bleni libra në librarinë Dukagjini.
Detajet tjera do t’ua dërgojmë në mesenxher, aty ku edhe kemi pranuar videon.
Ju falenderojmë të gjithëve që keni marrë pjesë, si dhe juve që na keni ndjekur. Shihemi në garat e ardhshme!
VIDEO KETU