KEDS: Stuhia e sotme shkaktoi prishje në Prishtinë, Ferizaj, dhe Vushtrri
08/06/2022, 18:29
Stuhia që filloi mesditën e sotme ka shkaktuar një varg prishjesh në Rrjetin Distributiv. Zonat më të prekura janë: Ferizaji, Prishtina dhe një pjesë e Vushtrrisë.
Ekipet e KEDS kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë arritur t’i sanojnë pjesën më të madhe të tyre. Apelojmë te qytetarët që nëse shohin ndonjë gjendje emergjente të njoftojnë menjëherë KEDS-in dhe të mos u afrohen aseteve elektroenergjetike.
Lajmërimi mund të bëhet në numrin 0800 79100 që është pa pagesë ose në kanalet zyrtare të komunikimit të KEDS në rrjetet sociale.