KEDS po punon në sanimin e dëmeve në Krushë te Vogël e Krushë të Madhe
KEDS ka njoftuar se për shkak të motit të ligë është dëmtuar rrjeti elektrik në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.
KEDS po punon që mbrëmë për ta rregulluar problemin mirëpo ende nuk është arritur qëllimi.
Njoftimi i plotë:
ℹNjoftim për konsumatorët e fshatrave: 📍Krushë e Vogël dhe 📍Krushë e Madhe
Si pasojë e motit të ligë dhe erërave të fuqishme që kanë kapluar këto dy lokalitete gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, në rrjetin elektrik janë shkaktuar dëme të konsiderueshme ku për pasojë linja e tensionit të mesëm 10 kV e cila furnizon këto dy fshatëra ka dalur nga puna. ⚡🚧
Përkundër terrenit jashtëzakonisht të vështirë për të depërtuar deri tek asetet tona nga ekipet në terren, puna nuk është ndalur.👷♀️👷♂️
Ekipet janë ende në terren duke punuar në sanimin e dëmeve dhe po bëjnë çmos që sa më parë të rikthejnë furnizim me energji elektrike për banorët.
KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.