KEDS: Po punojmë në sanimin e prishjeve në Arbëri të Prishtinës
Drejtpërdrejt nga Arbëria
KEDS ka angazhuar disa ekipe për të sanuar prishjen e shkaktuar sot në orët e pasdites në linjën 10 kV e cila furnizon një pjesë të lagjes Arbëria në Prishtinë.
Ekipet me përkushtim maksimal janë duke punuar për të sanuar sa më parë avarinë dhe për të rikthyer furnizimin me energji për banorët.
Tashmë një pjesë e kabllove të djegura janë zëvendësuar dhe në proces janë pjesa tjetër e mbetur.
KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar.