KEDS po i bën zgjidhje afatgjate furnizimit me energji në Birivojcë të Kamenicës
Disa muaj më parë, Birivojca e Kamenicës u ballafaqua me vërshime të mëdha, ku lumi Krivareka doli nga shtrati duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Si pasojë e vërshimeve, u afektua edhe rrjeti elektrik që furnizon këtë zonë. Mirëpo intervenimi i menjëhershëm i KEDS në rrjet, mundësoi që konsumatorët e asaj pjese të mos mbesin pa energji elektrike.
Ndërsa sot, KEDS po i bën zgjidhje afatgjate furnizimit për banorët e Birivojcës, kjo pasiqë atje u ndërtua një trafostacion komplet i ri 250 kVA, duke përfshirë rikonstruimin e rrjetit të tensionit të mesëm dhe së shpejti pritet energjizimi i tërësishëm i këtij investimi.
KEDS vazhdon të investoj fuqishëm gjithandej vendit, duke dëshmuar përkushtimin në përmbushjen e vizionit të kompanisë.