KEDS pjesë e tryezës së hapur nga ZRRE për metodologjinë e taksave për kyçje në rrjetin e shpërndarjes
Përfaqësues nga KEDS sot ishin pjesë e tryezës së diskutimit mbi të cilën është shpalosur Metodologjia e Taksave për Kyçje, e cila ka për qëllim përcaktimin e taksave për kyçje, ngritje të kapacitetit si dhe të sigurojë procedura dhe informata gjithëpërfshirëse për përdoruesit ekzistues.
Po ashtu dhe për përdoruesit e ardhshëm të sistemit të shpërndarjes, të cilët kërkojnë kyçje të reja ose modifikime të kyçjeve ekzistuese.
Drejtori i Departamentit për Shërbime me Konsumatorë, Sabri Tërnava, Drejtoresha e Departamentit të Kontabilitetit, Kontroll dhe Raportim, Teuta Ukshini, Drejtori i Sistemit të Operimit Bujar Jupaj, si dhe Drejtori I Departamentit për Humbje të Energjisë, Shukri Aliu, kanë qenë të hapur për t’u përgjigjur lidhur në secilën çështje të ngritur nga akterët përfshirës.
KEDS mbetet përherë i hapur për ofrimin dhe lehtësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve tanë.