KEDS: Përkeqësimet atmosferike po shkaktojnë dëme në rrjetin e energjisë elektrike
Si pasojë e gjendjes atmosferike në vend, KEDS njofton se rrjeti energjetik është dëmtuar.
Saktësisht, zona e Dukagjinit është duke u përballuar me erëra të fota, mirëpo ekipet e tyre janë duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike.
Në postimin e tyre në Facebook, KEDS-i fton qytetarët të mos prekin pjesët e dëmturara të rrymes po të lajmërojnë Qendrën e Thirrjeve.
Postimi i tij i plotë:
Përkeqësimi i gjendjes atmosferike në vend ka bërë që të afektohet edhe rrjeti energjetik përmes së cilit furnizohen konsumatorët tanë.
Zona e Dukagjinit po vazhdon të përballet me erëra të fuqishme të cilat po e vështirësojnë punën e kolegëve tanë. Ekipet tona janë në terren duke punuar maksimalisht për të sanuar dëmet e shkaktuara dhe për të rikthyer energjinë për konsumatorët tanë.
KUJDES: Në rast se shihni ndonjë avari në rrjet, asesi mos t’i afroheni por menjehërë të telefononi Qendrën e Thirrjeve në 0800 791 00 apo të na shenoni përmes rrjeteve sociale.