KEDS për vitin e tretë radhazi bëhet pjesë e fushatës ”Java Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”
Me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit nga aspekti i Sigurisë dhe Shëndetit në vendin e punës🦺, KEDS gjatë kësaj jave nëpërmjet disa video-xhirimeve do të shfaq disa nga praktikat e mira të punës së sigurt në terren.
Ne gjithashtu do të mbajmë prezantime në disa shkolla të mesme teknike në Kosovë, me temën “Rinia dhe Siguria & Shëndeti në vendin e punës”, si dhe do të ofrojmë më shumë informata në kuadër të kësaj fushate.
Këtë vit fushata ka në fokus të rrisë vetëdijesimin e punonjësve, punëdhënësve dhe institucioneve të ndryshme mbi çrregullimet muskuloskeletore si pasojë e punës, me moton “Lehtëso Ngarkesën”.
Në videon më poshtë, ju paraqesim më shumë detaje për Sigurinë në punë gjatë ngritjes në shtyllë të konstruksionit, të cilën praktikë punëtorët e KEDS e zbatojnë kur qasja me makineri në atë terren është e pamundur.
⬇️ Ndiqni videon për më shumë: