KEDS paralajmëron ndërprerje të energjisë në këto lagje, shkak punimet në rrjet
KEDS ka paralajmëruar që mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Lagjen e Spitalit, një pjesë të Matit dhe në Rrugën C. Shkak i ndërprerjes janë punimet në rrjet.
Ndërprerjet e energjisë mund të zgjasin deri në orën 21:00.
Për të kuptuar më shumë rreth punimeve të planifikuara për ditën e sotme dhe ditët vijuese, vizitoni www.keds-energy.com.