KEDS njofton se po punohet në prishjet e shkaktuara nga shiu në Podujevë
Rreshjet e mëdha kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa fshatra të Podujevës.
Keds njofton se ekipet po punojnë me intensitet të lartë për identifikuar dëmtimet e shkaktuara dhe për të sanuar ato.
Postimi i plote:
Si pasojë e motit të lig dhe rreshjeve të mëdha në disa fshatra të Podujevës, rrjeti elektrik ka pësuar dëmtime.
Duke kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të afektuar nga këto prishje do të ju mbajmë të informuar me informatat më të reja nga terreni.