KEDS njofton se energjia elektrike është rikthyer në Breg të Diellit e Velani
Pas disa prishjeve në sistemin elektrik në Breg të Diellit dhe Velani, KEDS ka njoftuar se pas angazhimit të ekipeve të KEDS-it, është rregulluar prishja.
Postimi i plotë:
Rikthehet furnizimi me energji në Bregun e Diellit dhe Velani
Pas një angazhimi maksimal nga ekipet e terrenit, u arrit të sanohet defekti i paraqitur në trafon që furnizon një pjesë të konsumatorëve të Bregut të Diellit dhe Velanisë.
KEDS falenderon konsumatorët për mirëkuptimin e tyre!